https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT" /> https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT"/>

Reforma territoriale e "Meksit" - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-26

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ish-kryeministri i Shqipërisë në vitet 1992-1997, Aleksandër Meksi, gjykon se vendi ka nevojë për reformë territoriale administrative, megjithatë analiza e tij ndryshon nga projektet që kemi pare deri tani. Për ish-kryeministrin Meksi lëvizja demografike, nevoja për uljen e shpenzimeve të administratës vendore, dhe krijimi i kushteve për zhvillim ekonomik, bën të domosdoshëm rishikimin e hartës së Shqipërisë, 22 vjet pas ndarjes së fundit. Por sipas tij, shkurtimi i njësive vendore apo qarqeve, nuk duhet të jetë drastik, pasi duhen mbajtur parasysh disa fenomene të realitetit shqiptar. Meksi gjykon se Shqipëria ka nevojë për 7-8 qarqe nga 12 që ka aktualisht, duke propozuar një ndarje të qendrave që ofrojnë shërbime në qytete të ndryshme. Për ish-kryeministrin, reforma territoriale duhet realizuar me konsensusin më të madh të mundshëm. Por në situatën ku ndodhet klasa politike, mazhoranca duhet të bëjë kujdes që të mos cenojë interesat elektorale të opozitës në mënyrë që ndarja e re territoriale të mos krijojë tensione. Deri tani janë bërë publike dy projekte të shoqërisë civile për ndarjen e re territoriale që parashikojnë 4 ose 5 qarqe, por në datën 15 maj do të prezantohen disa projekte të tjera nga qeveria dhe do të jetë komisioni parlamentar për reformën i cili do të përzgjedhë hartën e re territoriale të Shqipërisë.

Share This Video


Download

  
Report form