http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryetari i Grupit te Social-Demokrateve ne Parlamentin Evropian z. Hannes Svoboda i është bashkuar apelit për pjesëmarrje të opozitës në komisionin e posaçëm për Reformën Territoriale. Pas një takimi me kryetarin e kuvendit Ilir Meta, europarlamentari Svoboda ka theksuar se kjo reforme do t'i shërbeje me se pari qytetarëve e duke sjellë shembullin e vendit të tij Austrisë, ai ka theksuar se Shqipëria është gjysmë shekulli me vonesë në këtë proces. Svoboda shprehu serish keqardhje që Këshilli Evropian nuk i dha Shqipërisë statusin e vendit kandidat duke pranuar se në këtë vendim kanë pasur ndikim forcat ekstremiste, por sipas Svobodes ndikim ka pasur edhe qëndrimi i opozitës kundër punës së qeverisë. Gjatë vizitës në Tiranë, Svoboda ka zhvilluar takime edhe me kryeministrin, kreun e grupit socialist Ruçi dhe liderin e opozitës Basha.