Hiqen pensionet e pjesshme - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-26

Views 4

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nuk do të ketë më pensione të pjesshme, duke nisur nga 1 janari i vitit 2015. Skema e re parashikon vetëm pensionin e pleqërisë, por përjashtim këtu bëjnë ushtarakët të cilët do të vazhdojnë të marrin pensione të pjesshme. Mbi 20% e pensionisteve marrin sot një pagesë të pjesshme, rreth 65 mijë në qytet dhe pothuajse 53 mijë në fshat. Duke hequr edhe këto dy koncepte fshat-qytet, sipas Enkelejd Musabelliut pjesë e grupit për reformën, pagesat do të ndryshojnë. Penalitete më të forta do të ketë për të gjithë ata që dalin në pension të parakohshëm. Niveli i pagesës që do t'i japin shtetit, nuk do te ndryshoje, por do te rriten vitet ne te cilat do paguajne. Kjo masë merret për të nxitur punësimin, deri në moshën e pensionit. Në të ardhmen për të favorizuar personat që punojnë përtej moshës së pensionit, mendohet të ketë një ndërthurje të punës me pensionin. Kështu një i moshuar mund të punojë gjysmën e javës dhe gjysmën tjetër të marrë pension nga shteti.

Share This Video


Download

  
Report form