Politika të mos përbaltë Forcat e Armatosura - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-26

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli i ka bërë thirrje politikës shqiptare që të rrijë larg përbaltjes së nderit dhe shërbimit që bëjnë forcat e armatosura shqiptare. Këtë deklaratë kreu i mbrojtjes e ka bërë gjatë një vizite në Afganistan ku ka takuar ushtarët shqiptarë të cilët shërbejnë përkrah NATO-s në rajonin e Kandaharit dhe atë të Kabulit. Duke folur trajtimin financiar të efektivëve që shërbejnë në këto vende, Kodheli tha se puna dhe shërbimi i tyre janë një borxh që atdheu nuk do ia kthejë kurrë pasi ata kanë vënë jetën në rrezik për të siguruar paqen, por garantoi se qeveria ka vullnetin maksimal për të rregulluar situatën e tyre. Shqipëria si pjesë e Aleancës së NATO-s kontribuon me dy misione trupash ushtarake në Afganistan, forcat speciale Eagle 8 në Kandahar dhe Mat 5 në Kabul. Në qershor pritet që aleanca të marrë një vendim lidhur me vijimësinë e misionit paqeruajtës në Afganistan, ndërsa ministrja Mimi Kodheli deklaroi se Shqipëria do të mbështesë në çdo lloj vendimmarrje që do të ketë aleanca.

Share This Video


Download

  
Report form