Izolohen turistet në Theth - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-25

Views 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qysh prej pasdites së djeshme, 8 turistë francezë, mes tyre dhe dy fëmijë, si dhe 8 banorë të zonës së Thethit janë të bllokuar në Qafë Thorë si pasojë e dëborës që e ka bërë të pamundur rrugën e tyre në kthim drejt Shkodrës. Ata kanë siguruar ushqim dhe bashkë me ta është edhe infermierja e zonës, por rreziku më i madh është nga rënia e ortekëve. Pas njoftimit të dhënë nga grupi i xhirimit të Vizion Plus që është bashkë me ta në zonën e rrezikshme, policia e shtetit angazhoi forca speciale për t'ju ardhur në ndihmë atyre, ndërkohë që në vendngjarje mbërriti edhe drejtori i Rrugëve në Shkodër, Ded Vukaj.Forcat special bashkë me dy banorë të zonës kanë qëndruar gjithë natën me grupin e turistëve dhe gazetarët e Vizion Plus, për të siguruar jetën e tyre ndërsa rreth mesditës një ekskavator filloi hapjen e rrugës së bllokuar nga dëbora në një gjatësi prej 700 metrash, e cila pritet të hapet plotësisht në orët e pasdites. Në ndihmë të grupit të bllokuarve kanë zbritur edhe një grup i madh banorësh të zonës, të cilët u përpoqën për hapjen e rrugës me lopata. Pak ditë më parë, banorët e kësaj zone hapën me shpenzimet e tyre rrugën që të çon në Theth, pasi kishin gati 3 muaj të bllokuar nga dëbora.

Share This Video


Download

  
Report form