https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT" /> https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT"/>

Durrës, gropat "e harruara", vatër infeksionesh - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-25

Views 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Fenomeni i njohur si "Gropa e Hajdin Sejdisë" nuk është i përhapur vetëm në kryeqytet, ku tashmë ky territor është shfrytëzuar për qëllime publike. Të tilla gropa për ndërtime pallatesh që kanë nisur si të tilla por që as nuk kanë vijuar me asnjë proces tjetër pune, ka disa edhe në Durrës. Njëra prej tyre është në shkozet tek ish-reparti i FNSH, njëra në lagjen nr 1 pranë shkollës 9-vjeçare Viçenc Prenushi dhe tjetra vetëm 100 metër larg ndërtesës së bashkisë së qytetit. Lënia e gropave të hapura prej më shumë se 10 vitesh i ka kthyer ato në vatra infeksioni të rrezikshme për shëndetin e banorëve. Bashkia duket se ka në plan që t'i mbushë këto hapësira, por pret më parë përfundimin e proceseve gjyqësore mbi pronësinë që kanë nisur investuesit e parë të këtyre ndërtimeve në tentativë. Rritja e temperaturave dhe ardhja e stinës së verës krijon në këto zona probleme serioze, pasi  këto vende janë kthyer në vende ku mbizotërojnë insekte të rrezikshme për shëndetin e njerëzve.

Share This Video


Download

  
Report form