http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
17-vjeçari Gertin Peca nga komuna Golaj e Rrethit të Hasit ka pak javë që ka dalë nga gjendja e komës pas një aksidenti që pësoi në Pejë të Kosovës 4 muaj më parë. Mjekët në spitalin Ushtarak kanë mundur t'i shpëtojnë atij jetën, por ai tashmë ka mbetur i paralizuar dhe ka vështirësi në frymëmarrje. Për të mundur që ecë sërish atij i duhet një kohë e gjatë fizioterapie, por familja e tij nuk mund të përballojë shpenzimet për këtë proces.