I ftohti, Rama: Shteti në këmbë për të ndihmuar banorët - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-03-31

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Malësia e Kelmendit është një ndër zonat veriore më të prekura nga vështirësitë e shkaktuara nga reshjet e dendura të dëborës. Kryeministri Edi Rama ka ndjekur nga afër shpërndarjen e ndihmave të Emergjencave Civile në Tamarë. Ai vlerësoi faktin se si asnjëherë strukturat e shtetit kanë qenë të organizuara dhe të koordinuara.?Faktikisht janë mbi 110 ton ndihma që janë shpërndarë në kohë reale, aty ku ka qenë nevoja. Edhe në zonën e Vermoshit që ka qenë nga zonat me vështirësi më të madhe, por dhe në zona të tjera, ndihmat kanë shkuar edhe me helikopterë dhe me mjete të tjera.?Një ndër ndërhyrjet më të rëndësishme në këtë zonë, ka qenë ajo për hapjen e akseve rrugore, të bllokuara nga bora.?Më në fund, rrugën deri lart e kemi ashtu siç duhet dhe gjatë gjithë kohës ka qenë e hapur. Është punuar ditë-natë që të mos bllokohet, siç është bllokuar historikisht. Kështu që jemi shumë të vetëdijshëm që ka akoma shumë për të bërë. Ka akoma vështirësi jo të vogla, por ajo që është kryesore është që do vazhdojmë hap pas hapi, të bëjmë të njëjtën gjë që kemi bërë gjatë gjithë kësaj periudhe. Siç ju e dini dhe e keni prekur vetë, është bërë si asnjëherë tjetër për këtë zonë dhe përgjithësisht për Malësinë e Madhe. Kështu që do vazhdojmë me të njëjtin ritëm edhe me siguri që do bëjmë edhe më shumë gjatë këtij viti dhe në vitet që vijnë.?Në takim me banorët e Tamarës, kreu i qeverisë garantoi vijimin e investimeve në rrjetin e energjisë elektrike.?Pavarësisht vështirësive të mëdha të krijuara nga moti, ka qenë viti me më pak ndërprerje të energjisë elektrikë në 25 vjet, si pasojë e punës së jashtëzakonshme që ka bërë OSHEE, sidomos në zonat më të vështira. Nga ana tjetër, ne do vazhdojmë të bëjmë investimi në rrjetin e shpërndarjes. Investimet kanë filluar, por sigurisht që duan kohën e vet që të shtrihen në gjithë territorin. Jam i vetëdijshëm që edhe këtu ka nevojë për të bërë investime për rrjetin e energjisë, në mënyrë që të mos ketë ndërprerje sapo ka një problem me borën apo me erën.?Në këtë zonë të Malësisë së Kelmendit, përveç ndërhyrjeve në linjën elektrike janë në proces edhe investime të tjera, si ajo për ndërtimin e shkollës së re.

Share This Video


Download

  
Report form