http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Edi Rama ka zgjedhur që të parën medalje që ligji ia njeh si të drejtë Kryeministrit, t'ia akordoje një artisteje, sopranos se njohur Ermonela Jaho. Në ceremoninë e organizuar në sallën e hartave, kryeministri Rama vlerësoi rolin e Ermonela Jahos jo thjesht si një artiste me një zë të mrekullueshëm, por si një prej ambasadoreve më të mira të Shqipërisë në botë, si sopranoja që perçon në botë më të mirën e Shqipërisë. Vete sopranoja Ermonela Jaho përtej falënderimeve ka vlerësuar atë që shqiptarët mund të arrijnë kur bashkëpunojnë. Ermonela Jaho është një ndër emrat më në zë të muzikës lirike botërore dhe se fundmi ajo pranoi ftesën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit për të sjellë një nga veprat më të famshme, "Madam butterfly"!