http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një ditë pas vdekjes në qelitë e burgut grek të Nigritas të shqiptarit Ilia Kareli ose siç njihet në Shqipëri me emrin, Kudret Kume, familja në Zhupan të Fierit ka hapur dyert e mortit. Lajmi për dhunimin dhe më pas vdekjen nga plagët të djalit të tyre në burgun ku ishte transferuar pasi kishte vrarë një gardian në burgun grek të Malandrinos, ka tronditur familjen dhe të afërmit. Nëna e tij, Resmie Kume pohon se ka shkuar me dhjetëra herë në Greqi për të takuar djalin e saj, por nuk e kanë lejuar. "Kam shkuar për ta takuar djalin, nuk më kanë lejuar. Kisha shumë vite pa e takuar. Djali e kishte marrë vesh që unë isha sëmurë, mund ta ketë vrarë gardianin se nuk e linin të më takonte", rrëfen ajo.Halla e tij, Ylvie Hoxha thotë se familja nuk është pajtuar me krimin që ka bërë Kudreti në burg, por ajo shton se autoritetet greke duhet ta mbronin jetën e tij në burg. Familjarët janë në pritje të mbërritjes së trupit të pajetë të 40-vjeçarit Kudret Kume i njohur në Greqi me emrin Ilia Kareli ndërsa ata druajnë se identiteti i ndryshëm që kishte në shtetin fqinj mund të krijojë vonesa në riatdhesimin e tij. Ai jetonte në këtë fshat vetëm me nënën dhe vëllain e tij.Rezultatet e autopsisë së trupit të 40-vjeçarit shqiptar sipas medias greke tregojnë se vdekja e tij erdhi si pasojë e traumave nga goditjet. Sipas mjekëve që kanë firmosur rezultatet e ekspertizës, goditjet janë shkaktuar para më shumë se 24 orësh dhe jo me duar, por me mjete te tjera. Ndërsa Avokati i Popullit, Igli Totozani nëpërmjet një letre dërguar dje ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati i kë bërë thirrje që institucioni që ai drejton të qëndrojë më afër hetimeve për identifikimin e shkaqeve të vërteta të vdekjes së 40-vjeçarit shqiptar