Nga 1 Prilli i vitit te ardhshëm, te burgosurit qe nuk përbejnë rrezik për shoqërinë mund te qëndrojnë ne arrest shtëpie, ndërsa për te kontrolluar rrezen e lëvizjes do te përdoret një sistem elektronik qe tregon vendndodhjen. Byzylykë, ne te cilët instalohet sistemi GPS, vendosen ne trupin e te dënuarit ne vende te padukshme për te sinjalizuar shkeljen e urdhrit te gjykatës ne salla operative. Sistemi kushton rreth 250 mije euro dhe projekti pilot do te nise zbatimin ne qarkun e Tiranes. Projektligji është miratuar ne Komisionin e Sigurisë, por opozita abstenoi. Ministria e Drejtësisë argumenton ne relacion, se përmes kësaj nisme synohet te ulet mbipopullimi ne burgje. Ndërkohë, kostoja për ruajtjen e një te burgosuri zbret nga 600 ne 10 euro ne muaj. Vendimi për këtë dënim alternativ është vetëm ne dore te gjykatës dhe me pëlqimin paraprak e te burgosurit.
From 1 April next year, prisoners who pose no danger to society can stay under house arrest, while the controlled range of movement will use an electronic system that shows the location. Bracelets, in which installed GPS system, placed in the body of the convicts in places invisible to signal violation of the order of the court in operating rooms. The system costs about 250 thousand euros and the pilot project will begin implementation in the district of Tirana. The draft was approved in the Security Committee, but the opposition abstained. Ministry of Justice in relation argues that through this initiative aims to decrease overcrowding in prisons. Meanwhile, the cost of maintaining a prisoner down from 600 at 10 euros per month. The decision on this alternative punishment is only to the court and prior consent of the prisoners.