http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Prej 20 vitesh Pëllumb Puci është emigrant në Greqi, por rikthehet në vendlindje, në Gjirokastër, për të hapur galerinë e parë të artit. Pasioni, dashuria për pikturën, por dhe mungesa e një galerie të mirëfilltë në Gjirokastër e ka shtyrë këtë banor të qytetit të gurtë që shtëpinë e tij, në lagjen "Palorto", ta ktheje në funksion të artit. Në hapjen e galerisë ideatori Puci ka ekspozuar 170 punimet e tij në pikturë. Galeria e parë e artit në Gjirokastër do të jetë në funksion të artisteve që duan të promovojnë punët e tyre.