http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mund te konsiderohet aksioni me i madh i ndodhur ndonjëherë për goditjen e trafikut te veprave te artit, ai qe u zhvillua një dite me pare ne kryeqytet. Policia mundi te sekuestroje qindra objekte kulturore e fetare qe dyshohet se janë vjedhur nga kishat ne Shqipëri dhe Maqedoni. Një nder aktivistet e ruajtjes se trashëgimisë kulturore, Artan Shkreli shpjegoi për Vizion Plus se një grup i veçante pune do te ngrihet për te nxjerre ne pah vlerën e objekteve. Nder objektet e sekuestruara sipas policisë janë evidentuar deri tani 223 ikona, 6 ikonostase dhe 4 piktura murale të cilat dyshohet se janë të vjedhura në Kishën e Voskopojës dhe qytetin e Korçës. Janë gjithashtu dhe mbi 520 piktura bronzi, të cilat i përkasin periudhës së mesjetës si dhe 322 objekte të ndryshme të te njëjtës periudhë. Te gjitha objektet janë gjendur nga policia te ruajtura ne katër banesa ne kryeqytet. Policia ka arrestuar deri tani dy persona: Arben Spaho dhe Gjergji Thimo, ndërsa aksioni vazhdon ende dhe pritet qe rrethi i te arrestuarave te zgjerohet. Burime te policisë bëjnë te ditur se asnjë nga te prangosurit nuk e ka pranuar akuzën e trafikimit, madje njeri prej tyre ka pretenduar se disponon leje për hapjen e një muzeu privat te marre shume vite me pare. Aksioni i policisë është përshëndetur edhe nga kryeministri Rama.