Nuk ka më vend në varreza - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-25

Views 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndërmarrja e shërbimit funeral ka njoftuar zyrtarisht këtë te mërkure, ezaurimin e te gjitha hapësirave edhe ne varrezën e Tufines, pasi me herët kjo ka ndodhur edhe për varrezën e Sharrës. Sipas ndërmarrjes, e cila varet nga Bashkia e Tiranës, prej muajsh ky shqetësim i është përcjellë qeverise, e cila sipas pushtetit vendor nuk e ka marre ende ne konsiderate këtë shqetësim. Sipas këtij njoftimi, mungesa e një vendimi te qeverise qe i hap rruge shpronësimit për interes publik, bën te pamundur vazhdimin e kryerjes se ceremonive mortore ne te dy varrezat publike te kryeqytetit. Ndërkohë, pas këtij njoftimi kamera e Vizion Plus ka vëzhguar situatën ne Tufine, ku ceremonitë mortore kane vijuar se zhvilluari vetëm ne ato parcela me prenotim te mëhershëm familjar. Ministria e Brendshme ka reaguar duke premtuar zgjidhje te shpejte te këtij problemi. Sipas Ministrisë dosja ishte lëne ne harrese nga qeveria e mëparshme, ndërsa drejtuesit aktuale e kane marre menjëherë ne shqyrtim dhe kane kërkuar ta zgjidhin, por ata fajësojnë Bashkinë se e ka dërguar dosjen me mangësi, megjithatë sipas Ministrisë shume shpejt do te kaloje pranë qeverise një propozim konkret për zgjidhje.

Share This Video


Download

  
Report form