“Tahiri nuk ka asnjë shpëtim” - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-12-01

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Sqarimet e Ministrit te Brendshëm Saimir Tahiri ne lidhje me makinën e tij sipas opozitës faktojnë gjithnjë e me tepër lidhjen e tij me trafikantet e drogës. Kreu i departamentit per sigurinë pranë PD Enkeljed Alibeaj tha se nje ministër qe ndan makinën me nje grup kriminal duhet te jape dorëheqjen.?Deri mbrëmë, ai mbrohej duke thënë se ka shitur makinën në të zezë, ka fshehur pasurinë. Pra ka bërë një krim më të lehtë se sa përfshirja direkte në trafikun e drogës. Por mbrëmë e pranoi vetë se e ka përdorur sërish narko-taksinë, AA003GB, edhe pse e paska shitur, duke u vetëdenoncuar si i implikuar në trafikun kriminal. Nuk ka më asnjë shteg shpëtimi për Saimir Tahirin. Duhet të largohet nga zyra e nga detyra që mban, që prokuroria të bëjë hetim të plotë e të pandikuar.?Sipas Partisë Demokratike makina e regjistruar ne emrin e Sajmir Tahirit përdoret nga vete ministri, si dhe nga grupe kriminale qe shërben si garanci dhe imunitet per trafikantet pas i tregon strukturave te policisë t?i rrinë larg kësaj makine.

Share This Video


Download

  
Report form