23 vite pas Lëvizjes së Dhjetorit - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-25

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
23 vite pas rrëzimit të bustit të diktatorit Enver Hoxha, kërkesat e Lëvizjes studentore shqiptare nuk ndryshojnë shumë nga ato të asaj periudhe. Në një deklaratë për mediat përfaqësuesit e kësaj Lëvizje konstatojnë se demokracia e synuar aso kohe nuk është arritur, po ashtu edhe pritshmëritë e qytetarëve për një shtet të së  drejtës dhe sundimit të ligjit. Të pranishëm në takim ishin studentë të nëntorit '90, të cilët bëjnë fajtor politikëbërjen e deritanishme si shkaktare të të gjithë problemeve që po përjeton vendi ynë në këto 23 vite. Lëvizja studentore shqiptare, arriti kulmin e saj më 20 shkurt të vitit 1991, pas grevës së 723 studentëve, të rrezonte bustin e diktatorit Enver Hoxha duke i çelur rrugën demokracisë.

Share This Video


Download

  
Report form