Pengimi i lëvizjes së lirë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-29

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Fluksi i lartë i shqiptarëve drejte vendeve te BE-se e kryesisht Gjermanisë, ka rritur edhe kontrollet ne kufi. Pothuajse te gjithë ata qe kërkojnë te largohen, i nënshtrohen intervistave të imtësishme ne pikat kufitare. Shumë prej tyre janë kthyer edhe pse dokumentacionin e kanë patur të rregullt. Juriste dhe aktivistë të të drejtave të njeriut, ndajnë qëndrime te ndryshme sa i takon shkeljes së lirisë së lëvizjes që është e garantuar në kushtetutë. Juristi Doja i quan te pabaza kërkesat e qytetareve qe kërkojnë azil politik ne vendete e BE-se, ndërsa Ballauri thotë se ne morine e rasteve te kësaj natyre, ka edhe nga ata qe vërtet u rrezikohet jeta apo këtu nuk kane asnjë mundësi jetese dhe per këtë, sipas asaj, duhen analizuar shkaqet. Pak dite me pare, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Haki Çako, nxori nje urdhër për shtimin e kontrollit ne te gjitha pikat kufitare per te frenuar lëvizjen masive te qytetareve, te cilët mund te bëhen edhe shkak per rikthimin e vizave.

Share This Video


Download

  
Report form