http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Të mbushesh një bombul gazi shtëpie në një nga pikat e karburanteve duket një veprim rutine, nga ato që ne kryejmë çdo muaj. Por në fakt të gjithë ne kryejmë një shkelje ligji. Pasi me ligj nuk lejohet të mbushen këto bombula në një vend të tillë, për shkak se paraqet shumë rrezik. Ky është ligji për tregtimin e gazit i ndryshuar, i cili në pikën 1 të nenit 5 saktëson se "stacionet e karburanteve ndalohen te mbushin bombola me gaz te lëngshëm për përdorim shtëpiak apo tregtar". Specialistët shpjegojnë se gazi që tregtohet në këto pika shërbehet vetëm për automjetet dhe nuk lejohet për përdorim familjar. Ndërkohë, vetë qytetarët pohojnë se nuk kanë informacion se ku mund të mbushin bombulat e gazit dhe këtë shërbim e marrin pranë pikave të karburantit. Të drejtën sipas ligjit për mbushjen dhe tregtimin e gazit për familjarët e kanë Sh.a. Aktualisht ushtrojnë aktivitetin 4 shoqëri të në autostradën Tiranë --Durrës dhe 1 në Vaqarr. Ndërsa brenda në Tiranë pikat e autorizuara të mbushjes së gazit janë vetëm 5. Harta tregon së këto dyqane ndodhen në lagjen "Ali Demi", në rrugën "Ndre Mjeda", "Irfan Tomini", "Qemal Stafa" dhe "Petro Nini". Por siç shihet, numri i tyre është i pamjaftueshëm për të përballuar fluksin e mijëra familjeve në kryeqytet. Në këto kushte qytetarët shpenzojnë kohe dhe para për të mbushur bombulat e gazit. Kjo shtron nevojën urgjente të shtimit të dyqaneve të autorizuara të tregtimit të gazit pranë qytetarëve.