Abuzim me kreditë e shtëpive, përfituan 145 zyrtarë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-25

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
145 është numri i zyrtareve të administratës publike që kane përfituar kredi me terma të butë ne tre vitet e fundit, në kurriz të të pastrehëve real. Lista me emrat që nisin me funksione nga më i ulëti e që arrijnë deri tek niveli më i lartë që është ministri i është dërguar Prokurorisë për hetim. Këtë fakt, e beri të ditur Ministrja e Zhvillimit Urban Eglantina Gjermeni duke raportuar në Komisionin e Ekonomisë e cila hezitoi të bëjë publik emrat e zyrtarëve. Nisur nga kjo situate abuzive, si dhe nga borxhi i krijuar pranë bankave të nivelit të dytë, pasi janë dhëne kredi më shumë se sa ka subvencionuar Qeveria, ministria mori vendim për pezullim të këtij procesi. Paradoksi i kësaj situate është që familjet që dolën nga shtëpitë e ish-pronareve, vetëm 12 % e tyre arritën të sigurojnë një kontrate kredie. Për ministren Gjermeni nga këto raste abuzive, qeveria do të ndërmarrë vendimin për të anuluar ligjin që u jep zyrtareve mundësine të marrin kredi të butë. Por ish-ministri Ridvan Bode, e konsideroi ketë raport të auditit të ministrisë si paragjykues për aq kohë sa nuk ka hetime dhe vendime. Në bazë të ligjit nëse vërtetohet nga hetimet se zyrtaret i kanë marrë kreditë në mënyrë të pamerituar, atëherë penaliteti që parashikohet në të tilla raste është gjobe si dhe rikthim të pagesës së interesave të kredisë me kushtet e tregut.

Share This Video


Download

  
Report form