Bankat çlirojnë kreditë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-30

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Për herë të parë pas katër vitesh, banka vendosi të lirojnë kushtet për dhënien e kredive. Në raportin e publikuar nga Banka e Shqipërisë, konstatohet se sektori bankar ka rritur konkurrencën, gjë e cila ka sjellë një prirje të bankave për të dhënë kredi. Por sipas Bankës Qendrore, tashmë fajin për mos rritjen e kreditimit e kanë bizneset, të cilat kanë shprehur më pak interes për të marrë financime në këto gjashtë muajt e parë të vitit. ?Ecuria e standardeve të kredidhënies për bizneset dhe individët u ndikua pozitivisht nga gjendja e likuiditetit të bankave, mjaftueshmëria e kapitalit, konkurrenca në tregun bankar, si dhe nga vendimet e marra nga Banka e Shqipërisë. Kreditë me probleme përfaqësojnë një faktor me kontribut negativ në ecurinë e standardeve të kredidhënies për individë dhe biznese?. Edhe pse ekonomia ka perfomuar dobët, Banka Qendrore raporton se gjatë tremujorit të fundit është rritur besimi i konsumatorit. Dy treguesit kryesorë për këtë janë përmirësimi i shitjeve te biznesi dhe rritja e punësimit në sektorin privat me 0.8%.?Balanca e vlerësimit të situatës ekonomike në vend regjistroi rënie me 5 pikë përqindje. Megjithatë, vlerësimi për gjendjen e përgjithshme të biznesit, si dhe për kërkesën e brendshme dhe të jashtme u përmirësuan këtë tremujor. Gjithashtu, balanca e punësimit u rrit me 0.8 pikë përqindje. Pritjet për tremujorin e tretë të vitit janë më pak optimiste, krahasuar me situatën aktuale?. Në ndryshim nga disa vite me radhë ku konsumatori shqiptar ka ulur shpenzimet, viti 2015-të shënon një rritje të blerjeve të mëdha, si për shtëpi ashtu edhe për pushime dhe produkte të tjera.

Share This Video


Download

  
Report form