Gjirokastër, problemet e energjisë në Dropull - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-25

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Banorët e fshatit Bularat në Dropullin e sipërm nuk kanë ndërmend të paguajnë faturat e energjisë për muajin dhjetor, pasi sipas tyre ato janë të fryra. Vangjel Gjika jeton vetëm me bashkëshorten e tij dhe ndër vite çdo muaj në dimër ka paguar mesatarisht 4 mijë lekë për shpenzimet e energjisë, kurse dhjetorin që iku detyrohet një faturë 4 fish më të madhe. Kurse Vangjel Mastaka, i indinjuar për shifrat marramendëse të energjisë për muajin e shkuar, thotë se ata dhe të tjerë konsumatorë që e paguajnë energjinë në Gjirokastër, paguajnë për ato zona ku shteti nuk hyn dot. Ai ankohet gjithashtu se faturistët vijnë dy herë në vit në fshat dhe iu vënë banorëve fatura të pakuptimta. Rritja e vlerës së faturave të energjisë  ka ndodhur edhe për banesat e emigrantëve që aktualisht nuk banojnë në fshat me 180 banorë. Ndërkohë, drejtues të "CEZ shpërndarje" në Gjirokastër thonë se çdo anekse e këtyre banorëve do të sqarohet rast pas rasti, edhe pse fatura e energjisë është titull ekzekutiv. Nga ana tjetër, banorët edhe në këtë fshat, vijojnë të ngrohen me energji elektrike, që si këtu, edhe thuajse në gjithë vendin është mjeti kryesor për ngrohje dhe gatim.

Share This Video


Download

  
Report form