Ahmetaj për çregjistrimin e biznesit - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-25

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Petrit Gjata është një qytetar shqiptar, i cili ka hapur një aktivitet tregtar brenda një dite, por akoma dhe sot edhe pse ka 1 vit e 6 muaj që kërkon ta mbyllë këtë biznes, procedurat nuk kanë përfunduar ende. Petriti thotë se ka zgjatur 1 vit verifikimi nga ana e tatimeve dhe QKR-së nëse ka patur apo jo gjoba të papaguara. Edhe pse tashmë janë bërë 8 vjet që nga hapja e Qendrës Kombëtare të Regjistrimit të Biznesit, deri tani nuk është bërë asgjë për të shkurtuar kohën e sipërmarrësve që duan të mbyllin aktivitetin e tyre. Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Arben Ahmetaj, tha se brenda këtij viti qeveria do të rishikojë një paketë ligjesh, të cilat synojnë lehtësimin e procedurave si për regjistrim ashtu dhe për çregjistrimin e tyre. Shumë shpejt faqja e internetit të QKR-së do të ofrojë shërbim edhe në gjuhën angleze, në mënyrë që të kenë akses edhe bizneset e huaja. Ndërkohë që po konceptohet futja e sistemit "One window shop", përmes të cilit bizneset mund të bëjnë në të njëjtin vend aplikimin, deklarimin dhe kërkesën për regjistrim.

Share This Video


Download

  
Report form