http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në 13 dhjetorin e vitit të kaluar Gjykata Kushtetuese me 5 vota pro dhe 4 kundër vendosi të rrëzojë aktin normativ për shtyrjen me 6 muaj të ligjit për nëpunësin civil, një vendim i cili ende nuk është publikuar dhe rrjedhimisht nuk ka hyrë në fuqi. Ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese Fehmi Abdiu deklaron se kjo periudhë kohe është një afat i paarsyeshëm dhe anëtaret e Kushtetueses duhet ta kishin publikuar vendimin e arsyetuar pasi çështja e ligjit për nëpunësin civil jo vetëm prek mijëra qytetare që punojnë në administrate por në varësi te vendimit qeveria duhet të marrë masat për të zbatuar verdiktin e Gjykatës. Ka kaluar shumë kohë dhe qëndrimi është bërë i diskutueshëm. Vendimi për një çështje si kjo duhet të ishte zbardhur në një afat të shkurtër. Sipas Abdiut është e nevojshme të ndërhyhet në kuadrin ligjor për t'i vendosur afate Gjykatës Kushtetuese në zbardhjen e vendimeve, një masë që është e nevojshme për të shmangur zvarritjen e proceseve. Ne historikun relativisht të shkurtër të Gjykatës Kushtetuese mund të gjesh vendime që janë marrë dhe publikuar brenda 24 orëve siç është vendimi nr 28 i datës 21 shkurt 2002 për qeverinë Majko, por ka pasur dhe raste kur zbardhja e një vendimi ka kërkuar rreth 3 muaj kohe siç është rasti i vendimi nr. 15 i datës 15 prill 2010 për marrëveshjen e kufirit detar me Greqinë. Dhe për sa kohe që Gjykata nuk ka një afat ligjor për publikimin e vendimeve mbetet ne vullnetin e gjyqtareve edhe çështja e ligjit për nëpunësin civil.