http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca u ka bërë apel palëve politike për dialog dhe që të lënë mënjanë debatet e krijuara për Gjykatën Kushtetuese.I pranishëm në hapjen e ?Shkollës së Integrimit Europian?, Soreca u ndal edhe tek reforma zgjedhore. Ai inkurajoi partitë politike që ta përmbyllin reformën zgjedhore sa më shpejt pasi mbetet një nga prioritetet kryesore të BE.?Kjo është për përfitimin e Shqipërisë, ashtu si kundër janë listuar edhe elementë të tjerë. Institucionet të lënë mënjanë debatet sa i përket Gjykatës Kushtetuese dhe të ngrenë një institucion të besueshëm. Sa i takon reformës zgjedhore, ne inkurajomë partitë politike që të ketë sukses. Të përmbyllet sa më shpejt kjo paketë. Bashkimi Europian do të investohet në kapacitet të larta teknike. Politika e mirë, kompromisi dhe dija janë dy elementë të kësaj. Shqiptarët duan rezultate konkrete. Ju mund të jeni ata që mund të ndryshoni jetën e shqiptarëve?Sa i takon çështjes së negociatave, Soreca përsëriti edhe njëherë qëndrimin se BE e shtyu vendimin për shkak të problemeve të brendshme.?Moshapja e negociatave, nuk ishte një vendim por shtyrje e vendimit. Nuk ishte votë, jo vendim unanim, por vendim për t?u kthyer pas në një reflektim. Angazhimi ynë në raport me Shqipërinë mbetet i pandryshuar. Moshapja e negociatave hapi një debat të madh. Asnjëherë me parë nuk ka pasur një debat kaq të madh. Shpresoj që në muajt në vijim të kemi një rekomandim pozitiv për çeljen e negociatave.?