Hapet shtëpia e babagjyshit - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-24

Views 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Për ata që besojnë tek babagjyshi, dëshirën për dhurata mund ta shprehni në shtëpinë e tij. Për herë të parë në qytetin e Korçës është çelur shtëpia e Babagjyshit. Nën një atmosferë dhe dekor të veçante, Babagjyshi i zoti i shtëpisë ka pritur vogëlushet tek shprehnin dëshirat për dhurata. Ndërsa prindërit tregonin kujdes për të mësuar çdo kërkesë të fëmijëve të tyre. Në prag të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, qendra e qytetit juglindor është përfshirë nga muzika dhe festimet. Drejtues të bashkisë tregojnë se këtë vit është publikuar një axhendë e veçante festimesh jo vetëm për banoret, por dhe ata që zgjedhin për të festuar fundvitin në Korçe. Kur ka mbetur më shume se një javë nga nata e ndërrimit të viteve pjesa me e madhe e lokalëve dhe restoranteve të qytetit juglindor kanë mbyllur rezervimet.

Share This Video


Download

  
Report form