Kioskat e karburantet, shëmtojnë Rrugën e Kombit - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-24

Views 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kjo në fakt është një pamje e pazakontë që të shfaqet kur udhëton në rrugën Durrës-Kukës, por ajo që të shqetëson më shumë kur përshkon Rrugën e Kombit, përveç cilësisë së keqe të punimeve dhe mosmirëmbajtjes së saj, është edhe fenomeni i lulëzimit të kioskave dhe karburanteve përgjatë saj. Në kilometrin e parë të rrugës, në degëzimin e Milotit, përballja e parë me tendat e fruta-perimeve të jep imazhin më të keq të fillimit të një autostrade. Faktikisht kjo është rrugë dykalimëshe dhe ndërtimi i mbikalimit po zgjat pambarimisht, por kioskat e ngritura pa leje janë një rrezik serioz për jetën e atyre që shesin dhe të udhëtarëve që përdorin rrugën.Por, nuk është ky i vetmi problem i ndërtimeve nga Miloti në afërsi të tunelit të Kalimashit. Në këtë segment, jo më shumë se 85 kilometër, kanë mbirë më shumë se 10 karburante, restorante dhe ndërtime hotelerie, të cilat nuk kanë respektuar asnjë kriter. Normat urbanistike nuk lejojnë ndërtime të tilla në një distancë më të afërt se 32 metër, ndërsa siç shihet nga pamjet, asnjë prej tyre nuk e ka respektuar këtë kriter. Po ashtu, distanca e karburanteve nga njëra-tjetra është vetëm disa kilometra, çka përbën edhe një tjetër shkelje të standardeve në këtë drejtim.Por, sapo kalon Morinin, të shfaqet një tjetër panoramë. Autostrada "Ibrahim Rrugova", e inauguruar pak javë më parë, si vazhdim i Rrugës së Kombit ka një standard tjetër edhe sa i takon ndërtimeve përgjatë saj. Ajo është e rrethuar në pjesët anësore çka nuk lejon hyrjet e pakontrolluara në rrugë dhe futjen në të të njerëzve apo kafshëve. Po ashtu, kjo pengon edhe ndërtimet pa kriter përgjatë saj. Nga kufiri deri në Suharekë, një segment prej 45 km nuk ka asnjë ndërhyrje dhe asnjë ndërtim përgjatë rrugës. Po ashtu edhe pjesa e autostradës që vazhdon drejt Prishtinës ka vetëm 2-3 karburante. Krahasimi i pamjeve të rrugës në Shqipëri, me atë që është ndërtuar së fundi në Kosovë e bën vetë ndryshimin si të cilësisë së ndërtimit, ashtu edhe të standardeve të një rruge moderne dhe ndërkombëtare.

Share This Video


Download

  
Report form