Kjo është një nder daljet, përveçse kundravatje edhe shume e rrezikshme, ne fshatin Perbreg te Kukësit, përgjatë autostradës Durres --Kukes. Edhe pse është bere shpeshherë burim aksidentesh, kjo është e vetmja mundësi si për mjetet ashtu edhe banoret e Perbregut, qe nuk kane rruge lidhëse me qytetin.
Ne këtë vend është parashikuar dyfishimi i urave , por banoret nuk lejojnë vijimin e punimeve pasi thonë se ndërtimi i ri do ti izolonte edhe me shume. Gjate punimeve per Rrugën e Kombit, përveçse u izoluan shume familje ne komunën Terthore, u dëmtuan edhe depot e ujit dhe kanalet vaditëse. Pas ndërtimit te Rrugës se Kombit, banoreve te gjashte fshatrave te komunës Terthore u kane mbetur shtëpitë ne një ane dhe tokat e varrezat ne anën tjetër. Por si te mos mjaftonte kjo ne gjithë segmentin nga Kukësi ne Morine, mungojnë edhe mbi e nënkalimet.