http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Forma e koncesionit qe ka zgjedhur qeveria për te ndërtuar si dhe mirëmbajtur rrugën e ?Kombit?, nuk është e duhura, pasi përfituesi i vetëm është firma private, qe do te fitoje këtë te drejte. Kreu i Shoqatës se Projektueseve Faruk Kaba është i mendimit se Partneriteti Publik Privat, mund te ishte një alternative me e mire, ku shteti do te vijoje te ketë te drejta mbi rrugën. Por eksperienca ka treguar se ne raste te tilla, kur rruga behet me pagese, ka një rënie te trafikut te makinave. Çka do te thotë se shtetit, do t?i duhet do te subvencionoje kompaninë. Per z. Kaba edhe ligji i koncesioneve, duhet te ndryshoje pasi, s?mund te privatizohet nje shërbim për 35 vjet. Ajo çka është e papranueshme ne këtë proces është fakti se kompania qe do te fitoje koncesionin, do te vendose tarifat e pagesës edhe pse investimi ne atë rruge është i papërfunduar.