http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Vrasja e 15-vjeçarit në Durrës ka qenë debati më i nxehtë në punimet e parlamentit. Maxhoranca dhe opozita kanë kërkuar përgjegjësitë për këtë ngjarje tragjike tek njëra- tjetra, duke sulmuar qeverisjen e demokrateve apo duke kritikuar situatën e rendit publik nën qeverisjen e së majtës. Kryeministri Edi Rama deklaroi se do të nisë së shpejti një program për çarmatosjen e popullatës dhe ministri i Brendshëm, Tahiri, bëri të ditur se në parlament do të vijnë dy projektligje për armët. Sipas Tahirit, ngjarja e djeshme faktoi dështimin e një zinxhiri institucionesh. Por ish-kryeministri Berisha akuzoi qeverinë për paaftësi duke i kërkuar parlamentit të mbajë 1 minutë heshtje në nderim të 15-vjeçarit, që mbeti i vrarë një ditë më parë. Kërkesa e Berishës u mbështet vetëm nga demokratet ndërkohë që maxhoranca nuk u ngrit në këmbë.