Rama: Jo të paaftë në tatime e dogana - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-25

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mënyra se si shteti do të shohë sipërmarrësin do ndryshojë dhe kjo varet nga mënyra se si inspektorët e tatimeve dhe doganave sillen me ta. Në një konferencë, e cila hapi trajnimet që kompania "Croën Agents" do t'i bëjë administratës që mbledh taksat, kryeministri Rama tha se deri tani gjobat e padrejta dhe korrupsioni kanë ndodhur vetëm për dy arsye mungesa e institucioneve dhe padija e inspektorëve.Rama tha se nuk do të lejohen më njerëz të paaftë të punojnë në këto struktura dhe mënyra për ta kontrolluar këtë është testimi i tyre. Një premtim për biznesin e bëri dhe vetë ministri i Financave. Ndërsa ministri i zhvillimit Ekonomik tha se mënyra se si shteti sheh sipërmarrësin tregon fatin që do të ketë ekonomia e atij vendi.Kompania britanike "Croën Agents" ka nisur punën në terren që prej datës 17 mars të këtij viti dhe jep ndihmon doganat shqiptare si të kontrollojnë biznesin dhe të rritin të ardhurat. Trajnimi nga Agjentët e Kurorës nisi për 200 punonjës dhe do të zgjatë 2 deri në 3 muaj. Pjesë e akademisë fiskale do të jenë më pas edhe inspektorë të tjerë të administratës publike.

Share This Video


Download

  
Report form