http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Buxheti faktik i vitit 2012 ka hasur vështirësi për tu pranuar nga maxhoranca në Parlament. Ministri i Financave Shkelqim Cani e ka konsideruar performancën e ekonomisë në 2012 si më të keqen në histori. Duke iu referuar ish- kryeministrit Berisha dhe ish-ministrit Bode, ai i akuzoi ata për shpërdorim të fondeve publike duke ndërtuar nje sistem piradimal dhe me borxhe. Për kreun e financave rezultatet e këqija të vitit 2012, vijnë edhe si një keq menaxhim i administratës në dogana e tatime. Por ka reaguar menjëherë ish-ministri Bode duke akuzuar qeverinë se situata e vështirë e ekonomisë sajohet si mungesë aftësie në menaxhimin e saj. Duke iu drejtuar ministrit Cani, Bode tha se, nëse gjejnë paligjshmëri ndaj punës së tij si ish -kryefinancier, le t'i drejtohen Prokurorisë dhe Gjykatës.