Debate për buxhetin faktik - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-24

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministri i Financave, Shkëlqim Cani, ka akuzuar pasardhësin e tij se gjatë vitit 2012 ka shkelur dy herë ligjin për buxhetin. Gjatë raportimit të buxhetit faktik, Cani ka thënë se ky vit do të mbahet mend jo vetëm për rritjen e faturës së detyrimeve të papaguara por edhe për shthurje të administratës tatimore e cila nuk ka mbledhur detyrime që variojnë nga 500 deri 700 milion dollarë. Ndërkaq edhe kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj, tha përpara deputetëve të komisionit të Ekonomisë se shkeljet e administratës shtetërore kanë qenë të shumta, por më e madhja mbetet ajo e tenderit "Albpetrol", e cila i hoqi buxhetit 85 milion euro. Leskaj i sugjeroi kuvendit që të nisë ndryshimet e ligjit për bankën e Shqipërisë, pasi sipas tij shpenzimet e kësaj të fundit për paga të administratës janë jashtë çdo hierarkie institucionale, përveç konflikteve të interesit që ka ky ligj, ku anëtarët e bordit vendosin pagën e tyre dhe atë të guvernatorit. Për gjatë këtyre dy viteve KLSH-ja ka depozituar në prokurori 65 shkelje, ndërkohë që sipas kryetarit të këtij institucioni mund të rezultojnë mjaft të tilla edhe në tatime, por për tre vjet ky organ nuk është lejuar që të kryejë kontroll, ndërkohë që së fundi gjykata e Apelit i ka dhënë të drejtë.

Share This Video


Download

  
Report form