http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministri i Financave ka zbardhur marrëveshjen lidhur me shërbimin që do të ofojë si dhe të drejtat që do të ketë kompania britanike "Crawn Agent" në dogana. Sipas ministrit të Financave, Shkelqim Çani, kjo kompani do të ketë rolin e asistentit në dogana, me qellim rritjen të ardhurave. Marrëveshja me kompaninë britanike është diskutuar në dy komisione parlamentare atë të Integrimit dhe në komisionin e Ligjeve. Por, kjo marrëveshja ka ngritur disa pikëpyetje. Kompania është përjashtuar nga taksat dhe tatimet, ndërkohë që për opozitën është anashkaluar ligji i prokurimit pasi, kjo procedurë është bere pa një garë. Për ish-ministren e Integrimit, Majlinda Bregu, kjo asistencë bie ndesh me projektet që ka dhënë deri më tani Bashkimi Europian, ndërsa për ish-ministrin Genc Ruli, evidentoi faktin se përjashtimi nga taksat për këtë kompani është një rast i paprecedent. Qeveria do të paguaje 8.5 milionë euro për dy vjet kompaninë britanike, me qellim që të rriten të ardhurat në doganë. Kjo kompani do të luajë rolin e një njësie antikontrabandë. Aktualisht një drejtori e tillë funksionon dhe do të vijojë edhe pas hyrjes në fuqi të kësaj kontrate me "Crawn Agent".