Arrihet marrëveshja për Rinasin - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-12-22

Views 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qeveria shqiptare ka arritur pas dy vitesh negociata të heqë ekskluzivitetin e fluturimeve ajrore që ka kompania austriake. Lajmin e ka dhënë Ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj, i cili tha se kompania e cila menaxhon Aeroportin e Rinasit do të vijojë të ushtrojë të drejtën e saj, por tashmë Shqipërisë i lind e drejta që të nisë ndërtimin e aeroporteve të reja. Kontrata mes qeverisë dhe Tirana Internacional Airport është depozituar në kryeministri, dhe pas miratimit aty do të ndryshojë me votat e parlamentit. Burime për Vizion Plus thonë se varianti fillestar i diskutimit mes palës shqiptare dhe asaj austriake ishte zgjatja në kohë e kontratës me konçesionarin, por në fund u arrit marrëveshja që fitimi i munguar i kompanisë si pasojë e rishikimit të kontratës të rimbursohet nga qeveria. Tashme biletat e shtrenjta qe paguajnë qytetaret do te jene me te lira.

Share This Video


Download

  
Report form