Bllokohet protesta në Tiranë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-24

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Edhe pse me një orë distancë dhe me mbi një kilometër largësi, mitingu i opozitës, ishte shkaku i moslejimit të tubimit kundër ardhjes së armëve kimike të Sirisë në Shqipëri. Policia ka penguar protestuesit t'i afrohen kryeministrisë, me argumentin se dhjetëra forca policore që kishin mbushur sheshin dhe çdo rrugice përreth nuk përballonin dot dy protesta njëkohësisht. Edhe këtë të hënë, numri i qytetareve që kishin dalë në bulevard ishte shumë i pakët, në krahasim me ndjeshmërinë që ka kjo çështje në publik. Më të shumtë në numër ishin ndoshta organizatoret e mitingut politik, edhe një orë para nisjes së tij. Kanë qenë me dhjetëra qytetarët që kanë kaluar gjatë një gjysmë ore pranë protestuesve kundër ardhjes së armëve, por përtej kuriozitetit asgjë nuk i ka shtyrë t'i bashkohen turmës edhe pse mbështesin kauzën e tyre. Sibora është një nga protestuesit që ka vendosur të dalë në tubim çdo ditë. Ajo që e shtyn është kjo arsye. Protestuesit paralajmëruan protesta çdo ditë deri në përshkallëzim të tyre. Qeveria shqiptare nuk ka ende një përgjigje zyrtare për çështjen e armëve kimike të Sirisë. Por në një aktivitet të zhvilluar paradite në ambientet e Shkollës së Bashkuar, kryeministri Rama ka deklaruar se Shqipëria do të ruaje partneritetin strategjik me SHBA që nga Afganistani e deri te çarmatosja e Sirisë.

Share This Video


Download

  
Report form