Protesta e tregtarëve në Tiranë, Fier e Korçë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-12-02

Views 4

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Tregtare te Tiranës protestuan para kryeministrisë kundër ligjit të ri të procedurave tatimore. Masat shtrënguese ata i konsideruan si shtypëse. Gjobat ne shuma te mëdha sipas tyre, do t?i detyrojnë te mbyllin aktivitetin privat. Për më shumë se dy orë, rreth 300 te punësuar në tregun maqedonas në Korçë kanë ulur qepenat e dyqaneve, duke pezulluar punën. Protesta e tyre kundër masave te reja shtrënguese, u zhvendos më tej në pazarin e qytetit. Tregtarët thanë se do të përshkallëzojnë protestat, deri në greve urie. Edhe në Fier rreth 170 tregtarë, të cilët punojnë buze lumit Gjanicë kanë nisur protestat. Ata u mblodhën para bashkisë, duke kërkuar takim me kryetarin Armando Subashi. Tregtarët ankohen se prej 23 vjetësh janë ambulantë, e sot, bashkia kërkon t?i njohe si biznes i vogël. Përfaqësues te biznesit lajmëruan një tjetër tubim proteste para kryeministrisë ne 27 nëntor. Pak ditë më pare, shoqatat e biznesit lajmëruan dërgimin e ligjit për procedurat tatimore ne Gjykatën Kushtetuese.

Share This Video


Download

  
Report form