Bllokohet koronarografia - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-23

Views 8

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Me jave deri muaj te tere ne radhe për te bere një analize zemre, siç është koronarografia. Prej me shume se një muaji kjo analize qe tregon problemet ne zemër, masën e bllokimit te koronareve, nuk behet. Aparatura e QSUT-se, unike ne vend, nuk është prishur, por nuk ka pasur furnizim me materiale mjekësore te nevojshme për te bere analizën. Lista e pacienteve qe presin te bëjnë koronarografine është e gjate. Mjeket tregojnë se ka ardhur nje sasi e vogël materialesh për te nisur këto dite nga puna. Koronarografia është vetëm nje nga disa aparatura mjekësore ne vend qe jane unikale. Nje nga arsyet e dëmtimit te saj është edhe mbingarkesa e pacienteve qe vijnë nga rrethet. Por petrit bare shef i shërbimit te kardiologjisë ne QSUT deklaron se ne shumicën e rasteve, kjo aparature dëmtohet qëllimisht per arsye përfitimi te mjekeve ne sektorin privat, duke i lëne pacientet ne pritje edhe gjysme viti. Koronarografia nuk është një analize e thjeshte, pasi behet me ndërhyrje ne zemër. Por pa te asnjë mjek nuk mund te përcaktoje nëse i sëmuri ka nevoje për by pass apo vendosje stendash për te vijuar normalisht jetën.

Share This Video


Download

  
Report form