http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministri grek i Mbrojtjes Panos Kamenos u bllokua nga rojet bregdetare turke, e për pasojë nuk ka mundi t?i afrohet dot ishujve Kardak në Egje ku kishte planifikuar një vizite.
Ankaraja njoftoi se ia kishte bërë të ditur më herët ministrin grek që nuk mund të kalonte, ndërsa ministri I Brendshëm turk Suleyman Soylu u shpreh për mediat se njësitë e rojës bregdetare ?bënë atë që ishte e domosdoshme?.
Ne pamje shihet përballja e anijeve te marinës dhe rojës bregdetare me një anije greke qe po tentonte të hynte në ujërat territoriale turke pranë Kardakut, i njohur me emrin si Imia në gjuhën greke.
Ishujt Kardak janë të vegjël e të pabanuar. Ata ndodhen mes zinxhirit të ishujve grek të Dodekanes dhe bregut jugperëndimor të Turqisë.
Tensionet mes Athinës dhe Ankarasë u përshkallëzuan më 25 dhjetor të vitit 1995, pasi një anije turke u përplas në ishuj. Greqia pretendoi se aksidenti ndodhi në ujërat e saj territoriale, dhe dërgoi një ushtar për të ngritur flamurin grek në një prej ishujve në lindje, gjë e cila e detyroi kryeministren e asaj kohe, Tansu Çiller, të vendoset trupa ushtarake në ishullin perëndimor për të ngritur flamurin turk.
Situata e zbut pas negociatave mes palëve të kryesuara ish presidenti amerikan Bill Clinton.