http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Është bllokuar për rreth një ore pika e kalimit kufitar të Kapshticës mesditën e sotme duke krijuar menjëherë radhë të gjata automjetesh. Shkak për këtë situatë është bërë një protestë e lajmëruar e Agimit të Artë në anën greke te Kufirit. Për të shmangur ndonjë incident të mundshëm është marrë masa e pezullimit të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve dhe udhëtarëve. Që në orët e para të mëngjesit në të dyja anët e kufirit është vërejtur prezenca e shtuar e forcave të policisë shqiptare në kufi dhe e njëjta gjë konfirmohet edhe nga udhëtarët, për anën greke të kufirit. Vetëm një prej tyre pranon se ka parë një autobus me aktivistë të Agimit të Arte. Nuk dihen arsyet e protestës së Agimit të Artë në Kapshticë. Autoritetet doganore shqiptare në komunikim me kolegët grekë nuk kanë marrë sqarimin nëse protesta ka lidhje me kishën e Përmetit apo me çështjen e toponimeve.