Fillon mbyllja e furrave të gëlqeres - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-24

Views 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kjo është furra e parë e gëlqeres që mbylli ministria e Mjedisit në një aksion të përbashkët me INUK. Në aksion ishin angazhuar me dhjetëra forca rendi. Pavarësisht se kanë pasur më shume se një muaj kohë, pronarët e tyre nuk kishin çmontuar asnjë nga pajisjet, që mundësojnë shkrirjen e gurëve për t'i kthyer në gëlqere. Pak metra më larg vendit të aksionit, prodhimi i gëlqeres vazhdonte të behej me djegien e gomave të përdorura. Në total janë 109 furra gëlqereje që funksionojnë në zonën e Fushë Krujës dhe Krujës. Në këto minibiznese, një pjesë të ngritura në oborre shtëpie, janë të punësuar mbi 200 persona. Ata paguhen me 1 mijë lekë të rinj në ditë dhe për shkak se e kanë mënyrë të vetme jetese kanë berë rezistencë për mosmbylljen e këtyre aktiviteteve. Ministria e Mjedisit njoftoi se banorët nuk do të mbeten të papunë, pasi është gjetur vendi ku do të zhvendosen furrat e gëlqeres. Por këtë herë puna do të zhvillohet sipas rregullave mjedisore. Fadroma arriti të shembte disa pjesë të aktivitetit, ndërsa prishja e gropës së gëlqeres dhe pastrimi i zonës do të kërkojë një kohë më të gjatë. Djegia e gomave të përdorura të makinave ndoste jo vetëm qytetet ku zhvillohej ky aktivitet, por substancat e dëmshme dyshohej se kishin rreze veprimi deri në Tiranë apo Durrës. Edhe më parë ka pasur aksione sporadike për prishjen e furrave të gëlqeres, por ato janë ndërprerë pa rezultat më shpejt se ç'kanë nisur. Ndoshta ky është rasti i duhur ku shteti mund të tregojë se nëse ka vullnetin e nevojshëm, e lufton paligjshmërinë pavarësisht kohës dhe emrit që ka ajo.

Share This Video


Download

  
Report form