Si u vodhën miliona me skemën e TVSH-së - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-24

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qeveria shqiptare do te shlyeje nëpërmjet një kësti te vetëm borxhin qe i ka bizneseve vendase. Por për te siguruar këtë fond, i cili arrin paraprakisht ne rreth gjysme milion euro, qeveria shqiptare është ne negociata me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Bankën Botërore. Ministri i Financave, Shkelqim Cani, ne një dalje publike sqaroi se marrja e kësaj huaje nga institucionet financiare shoqërohet me kushte. Edhe pse nuk i beri publike cilat janë këto kushte, ajo çka dihet është se FMN dhe BB kërkojnë qe te shtohen te ardhurat ne buxhet dhe ky proces arrihet me se shumti duke rritur taksat. Ne fund te muajit nëntor Kompania Ndërkombëtare "Deloitte" pritet te nxjerre edhe shifrën reale te borxhit. Janë mbi 250 kompani qe i përkasin sektorëve te ndryshëm qe shteti u ka borxh. Por ndërsa qeveria shqiptare kërkon borxh, Banka Botërore ka bërë të ditur se nuk ka ende një vendim nëse do të miratojë apo jo shumën e kërkuar nga financat. E veç kësaj përfaqësuesja e Bankës Elen Goldstein ka bërë të ditura edhe kushtet për të cilat Ministri i Financave nuk dha detaje. "Nuk kemi vendosur ende për huan që është kërkuar, por ka mundësi të ndërhyjmë si një mbështetje buxhetore ndaj qeverisë shqiptare. Nëse financat nuk do të arrijnë të gjejnë rrugë të tjera huamarrjeje dhe pasi të kenë arritur të vendosin në buxhet planin makroekonomik, se sa do të jenë shpenzimet, për çfarë sektorë, si do të mblidhen të ardhurat dhe sa do të jetë deficiti në buxhet, atëherë ne mund të flasim edhe për shumën që mund të alokojmë dhe kjo do të vijë si mundësia e fundit, nëse nuk ka rrugë tjetër huamarrjeje". Banka Botërore kërkoi që qeveria të bëjë kujdes me rritjen e borxhit publik edhe pse bëhet për një qëllim të mirë siç është pagesa e borxheve të biznesit.

Share This Video


Download

  
Report form