Ligji i ri për gradat, si kursehen miliona - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-26

Views 4

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministria e Mbrojtjes ka parashikuar një vizion të ri për sa i përket sistemit të gradave në forcat e armatosura. Një ndër risitë që sjelle projektligji i ri është rritja e moshës së daljes në pension të parakohshëm për të gjithë nivelet e ushtarakëve. Por përveç të tjerash, kjo nisëm i vjen në ndihmë edhe buxhetit të shtetit, pasi do t'i kursejë plot 620 milionë lekë çdo vit. Kjo do të thotë që sipas gradave përcaktohet edhe mosha e pensionit për ushtarakët. Duke raportuar në komisionin e ekonomisë dhe financave përfaqësues të ministrisë së Mbrojtjes sqaruan detaje të projektligjit. Komisioni i Ekonomisë miratoi në parim këtë projektligj, por  diskutimet nuk shpëtuan nga debati  i opozitës e cila pretendon se ky ligj është një ndërhyrje në kompetencat e kreut të shtetit i cili është edhe komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura. Nga ky projektligj nuk preken gradat e ushtarëve, por  kryesisht të oficerëve dhe nënoficerëve, numri të cilëve arrin në 2000.

Share This Video


Download

  
Report form