http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ishte vetëm 23 vjeç kur erdhi për here te pare ne Shqipëri, e tashme i rikthehet Tiranës, pas me shume se gjysme shekulli. Ky është Vilfrid Fidler, 80-vjeçari gjerman, nje prej albanologeve me te njohur te kohës tone, e qe ne vitin 1957, ishte pjese e ekspeditës se njohur shqiptaro-gjermane, e cila është pika e referencës se studimit te muzikës tradicionale te vendit tone. Këto imazhe janë shkrepur prej tij ne ato vite te largëta, kryesisht ne jug te vendit, Tirane e Shkodër. Duke folur për Vizion Plus, Fidler tregon se si ishin shqiptaret e asaj kohe. Por, pas ekspeditës etnografike Fidleri e vijoi pasionin e tij per gjuhen shqipe edhe si përkthyes. Ai rrëfen se pse asokohe përktheu për lexuesin e gjermanise lindore, jo vetem "Gjeneralin" e Kadarese, por edhe romanin e njohur te Dritero Agollit, "Shkelqimi dhe Renia e Shokut Zylo". E teksa një pjese e koleksionit te tij fotografik e vitit te larget 1957, eshte ekspozuar ne galerinë e universitetit te arteve, kur e pyet se cfare ka ndryshuar nga Shqipëria qe gjeti, Vilfrid Fidler nuk nguron te thote te verteten e nje gjermani qe prej me shume se 50 vjetesh merret me kulturen shqiptare.