http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ky territor mes Porto Romanos dhe Spitallës që 14 vjet më parë shërbente si kamping i hapur për strehimin e mijëra kosovarëve që ikën prej luftës, sot është kthyer në një hapësirë ku përditë depozitohen mbetjet urbane të bashkisë së Durrësit dhe zonës përreth. Sipas përfaqësuesve të bashkisë së Durrësit, ka një projekt për ndërtimin e një landfilldi të ri, por mungesa e fondeve e ka shtyrë realizimin e tij. Situata me të cilën duket se janë mësuar edhe vendorët, sa vjen e përkeqësohet për shkak se plehrat siç shihet nga pamjet po zënë edhe rrugën që të çon në këtë zonë. Ata që e vuajnë më shumë hedhjen pa kriter të mbeturinave në zonën e tyre janë banorët që kanë ngritur shtëpitë e tyre kryesisht pas largimit të kosovarëve. Ndotja e shkaktuar nga depozitimi i mbeturinave dhe djegia e tyre është një rrezik i përhershëm për shëndetin e tyre. Por ka edhe banorë të tjerë që çuditërisht mbeturinat e hedhura në këtë vend, i shohin si mundësinë e vetme për të siguruar bukën e gojës për familjet e tyre. Më shumë se 200 persona mbledhin dhe seleksionojnë çdo ditë në këtë vend material të riciklueshme, të cilat më pas i shesin.