http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Arritja e dakordesise qofte edhe për takim mes liderit te maxhorances dhe atij te opozitës vazhdon te mbetet nje mision i vështire pavarësisht se kush është ne karrigen e kryeministrit dhe kush është ne krye te minorances parlamentare. Kryeministri Edi Rama u ka nisur një letër zyrtare drejtuesve te opozitës ku kërkon takim për te dialoguar rreth aktit normativ për shtyrjen e ligjit për nëpunësin civil. Letra iu është drejtuar kryetarit te PD, Basha dhe aleateve te tij Idrizi, Ndoka dhe Mediu dhe ne te shefi i qeverise nënvizon se shumica është gati te bisedoje për te gjetur një zgjidhje. Por takimi Rama-Basha duket i vështire te ndodhe pasi kushti i opozitës për bisedime mbetet anulimi i aktit normativ, qëndrim ky për te cilin Lulzim Basha është kujdesur te theksoje se i përket te gjithë partive te opozitës. Shtyrja e efekteve te ligjit për nëpunësin civil ka prodhuar ngërçin e pare politik ne këtë legjislature pasi opozita ne shenje proteste ka zgjedhur rrugën e bojkotit.