http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kjo është pamja nga lart e tokës pranë Kuvendit te Shqipërisë. Behet fjale ne total per 9 mije metër katror, nga te cilat mbi 3 mije metër janë prone e familjes Kruja qe i është kthyer ne vitin 1994. Pjesa tjetër afër 6 mije metër katror i përket komunitetit mysliman. Kjo toke ishte e mjaftueshme për te ndërtuar Xhaminë e Madhe te Tiranës. Por rreth 2500 metër nga këto i janë kthyer komunitetit ne vije paralele me kuvendin e Shqipërisë, duke i dhëne kështu tokës se myslimaneve pamjen e germës L. Ne pamundësi për te ndërtuar ne këtë forme, një vit e gjysme me pare, komuniteti nisi negociatat me pronaret e ligjshëm te tokës se Jusuf Krujes. Nipi i tij Alban Bala, qe është edhe përfaqësuesi i familjes, zbardh për Vizion Plus detajet e marrëveshjes noteriale mes palëve, ku pronaret i dhurojnë 2 mije metër katror komunitetit ne këmbim te ndërtimit te godinës polifunksionale. Tashme qe leja për te është anuluar nga KKT, duket se edhe ndërtimi i xhamisë është vene ne diskutim. Ne një deklarate për shtyp komuniteti mysliman thekson se gëzon mbështetjen e qeverise Rama për ndërtimin e Xhamisë. Ne te theksohet: "Për sa i përket shqetësimit në lidhje me truallin kemi sigurinë e qeverisë se është menduar një zgjidhje e përshtatshme sipas dispozitave ligjore në fuqi". Një nga skenarët e mundshëm për marrëveshjen mes palëve mund te jete blerja e tokës. Megjithatë përfaqësuesi i tyre pohon se do ta çoje këtë çështje ne dyert e gjykatës me padi për qeverinë dhe komunitetin mysliman. Por edhe ne sqarimin e misterit qe mbulonte truallin e rrethuar prej muajsh, mbetet ende pikëpyetja e madhe: A do te ndërtohet këtu xhamia e madhe e Tiranës dhe kur?