Përmbytjet, alarm në Lezhë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-24

Views 4

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Drejtuesit vendorë në Lezhë japin alarmin e përmbytjeve nëse reshjet do të jenë me të njëjtin intensitet si vitin e shkuar ndërsa investimet e parealizuara mbeten fakt evident. Kështu punimet e nisura në Hidrovorin e Tales që duhet të kishte përfunduar shumë muaj më parë ende janë në proces duke rrezikuar përmbytje masive të qindra hektarë tokë. Rajonet më problematike të përmbytjeve në këtë rreth janë komuna Shënkoll, Zejmen dhe Kolsh. Drejtuesit vendore në këto zona thonë se investimet e nisura kanë mbetur pezull. Hidrovori i Tales ka më shumë se një vit e gjysmë që po i nënshtrohet rikonstruksionit dhe çdo gjë duhet të kishte përfunduar në nëntor të 2012, por mungesa e fondeve ka krijuar gjithë këtë problematikë. Situatën e pranojnë si të rrezikshme edhe drejtues të Bordit të Kullimit, të cilët të kontaktuar nga "Vizion Plus" thonë se gjatë gjithë vitit janë përballur me mungesë fondesh. Ndaj sipas tyre, ndërhyrjet në fusha kanë qenë thuajse minimale. Qarku i Lezhës bashkë me Shkodrën janë dy rajonet që sa herë ka reshje përballen me dëme kolosale nga përmbytjet.

Share This Video


Download

  
Report form