Lezhë, 10 milion lekë fond për përmbytjet - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-24

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Reshjet e ditëve të fundit në Lezhe kanë detyruar qeverinë që të veprojë shpejt duke akorduar një fond për të parandaluar përmbytjet në këtë zonë, ndërkohë që kjo situatë ka vënë në gatishmëri pushtetin vendor dhe Bordin e Kullimit për të minimizuar rrezikun e përmbytjeve. Përqendrimi më i madh është në hidrovorin e Tales, ku investimi duhej të kishte mbaruar një vit më parë. Kreu i Bordit te Kullimit në Lezhë, Petrit Gjoni kërkon një bashkëpunim më të madh të të zgjedhurve vendorë. Nga ana tjetër, drejtues të komunave të rrezikuara nga përmbytjet thonë se nuk kanë fonde për hapjen e kanaleve që kane nën përgjegjësi, ndërsa shtojnë se ankesat e tyre i janë dërguar qeverisë që prej shumë muajsh. Gjendjen kritike, sa i takon përmbytjeve, e pranojnë edhe banorët e zonës. Ndërsa gjeologët thonë se problemi i përmbytjeve në Lezhe ka zgjidhje, ndërsa flasin edhe për faktorë të tjerë që çojnë në situata problematike. Megjithatë, askush në Lezhë nuk është i sigurtë se reshjet nuk do të shoqërohen me përmbytje edhe këtë herë. Një arsye kryesore është edhe rreziku i pashmangshëm i përmbytjeve në Torovicë, pasi niveli i tokës atje ka rënë dhe hidrovori e ka te pamundur largimin e ujit.

Share This Video


Download

  
Report form