Ervis Martinaj lirohet nga burgu falë garancisë 5 milion lekë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2019-05-28

Views 7

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Ervis Martinaj, i vetmi që qëndronte në qeli për vrasjen e ndodhur në ish-bllok, 7 muaj më parë, eshte lene i lire kundrejt një garancie pasurore prej 5 milion lekesh. Gjykata vendosi te caktoje ndaj tij masen e arrestit shtepiak.Por, ky vendim i togave të zeza i dhënë në fshehtësi të plotë pasditen e së enjtes, është kundërshtuar me forcë nga prokurorët e çështjes, të cilët priten edhe ta apelojnë atë.Çështja e Martinajt, po kthen edhe një herë përplasjen Prokurori-Gjykatë.Më herët, pas arrestimit, shkalla e parë e la Martinajn në arrest me burg me afat 30 ditë, ndërsa ky vendim u çua në apel nga organi i akuzës.Kërkesa e prokuroreve u pranua nga gjykata e apelit, e cila vendosi për të burg pa afat.Por pa u mbyllur mirë hetimet për këtë dosje, Martinaj rifiton sërisht lirinë. Krahas hetimeve që po kryhen për për ngjarjen në ish bllok ku mbeti i vrarë Fabiol Gaxha, prokuroria po e heton Martinajn edhe për disa akuza të tjera, mes të cilave ajo e armëmbajtjes, pastrimit te parave si dhe organizimin e basteve dhe lotarive te paligjshme.në ngjarjen e 4 Tetorit të vitit të shkuar, i plagosur mbeti edhe vetë Ervis Martinaj, si dhe Eljon Hato.Për këtë ngjarje, vijojnë të jenë në kërkim komando Mevjol Bilo i cili dyshohet të jetë edhe personi që kreu vrasjen, si dhe biznesmeni Eldi Dizdari.Ndonëse fillimisht dyshohej se shkak i sherrit u bë ngacmimi i bashkëjetueses së Ervin Matës, këngëtares Elvana Gjata, tashmë prokurorët kanë dyshime se konflikti mes tyre ka qenë edhe më i herëshem.Pas arrestimit të Martinajt, telefoni i tij u çua në Izrael.Nga bisedat u zbulua se ai i kishte kërkuar shokut të afrohej me armë në lokalin Monopol ku edhe ndodhi perplasja.

Share This Video


Download

  
Report form