https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT" /> https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT"/>

"Mbetjet" ne komision - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-24

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Vendimi i parë i qeverisë Rama i cili ndalon importin e mbetjeve nga jashtë është diskutuar në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese. Projektligji ndalon importin e çdo lloj mbetjeje që vjen nga jashtë Shqipërisë. Përfaqësuesit e Ministrisë së Mjedisit, ata që para disa vitesh prezantuan të njëjtin ligj në parlament i cili lejonte futjen e ketyre lenedeve, janë tërhequr nga varianti fillestar duke thënë se ajo nisëm nuk pati efekt pozitiv. Nga ana tjetër shoqatat e ambientalistëve kanë kërkuar jo vetëm shfuqizimin e vendimit për importin e mbetjeve por edhe marrjen e masave që mbetjet që prodhohen në shqipëri të shkojnë në vendin e duhur dhe të riciklohen. Por rickluesit shprehen se vendimi rrezikon falimentin e industrisë së tyre. vullnet Haka thotë se edhe pse ligji detyron pushtetin vendor që të bëjë grumbullimin e lëndëve për riciklim që në vendburim, deri më sot nuk ka asnjë zbatim. Një nga problemet kryesore në Shqipëri është ndarja e mbetjeve të ricklueshme që në burim. Kjo duhet të filloje me bizneset, institucionet dhe vetë qytetarët. Të vetmet nisma që kemi parë deri tani janë ato të OJF-ve, me vendosjen e koshave të ndarë sipas llojit të mbetjeve. I njëjti model po zbatohet ditët e fundit edhe nga ministria e punës.

Share This Video


Download

  
Report form